Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Replikat në distancë, Rama-Metës: Heronjtë mbaji në zemër, po mos shaj si i dehur

Nga A2 CNN
13 Tetor 2020, 16:43 | Politikë
Replikat në distancë, Rama-Metës: Heronjtë mbaji në

Kanë vijuar sërish replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Kreu i qeverisë iu rikthye edhe njëherë çështjes së dekoratave duke thënë se nuk ka as monarki as republikë në botë që iu jep dekorata heronjve të së shkuarës.

Rama i kërkon Metës të qëndrojë në krye të detyrës dhe të mos nxisë dasi për interesa personale.

“Ilir, ti duhet ta kuptosh se nuk ka pasur para teje dhe nuk do ketë pas teje, as principatë, as monarki, as republikë në botë, që të ketë dhënë dekorata për heronjtë e luftërave të shkuara! Kjo është komedia e një marrëzie të pashoqe që të bën gazin e botës dhe të republikës sonë!

Heronjtë mbaji në zemër e në mendje kur flet e vepron, duke respektuar detyrën e lartë e duke dhënë shembullin që detyra të imponon, jo duke sharë si i dehur me ata në gojë e duke nxitur dasi, sherr e rrëmuja për interesat e tua krejt personale dhe për partinë tënde të degraduar”, shkruan Edi Rama në Twitter.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli