Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Trump shërohet nga Covid-19

Nga A2 CNN
13 Tetor 2020, 08:40 | Bota
Trump shërohet nga Covid-19

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka rezultuar negativ për koronavirus, 11 ditë pasi njoftoi se ai dhe Zonja e Parë, Melania Trump ishin infektuar.

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Dr. Sean Conley, në një njoftim të shkurtër, tha se rezultatet e fundit të presidentit Covid-19 erdhën nga një test antigjeni nga “Abbott Laboratories.”

"Testet e përsëritura negative të antigjenit, të marra në kontekst me të dhëna shtesë klinike dhe laboratorike, përfshirë ngarkesën virale, ARN subgenomike dhe matjet e ciklit të PC, të gjitha tregojnë mungesë të replikimit viral të dallueshëm”, shkruan Conley.

Po ashtu, dr. Conley njoftoi se ekipi mjekësor i Shtëpisë së Bardhë, ka arritur në përfundimin se bazuar në të dhënat dhe udhëzimet nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, “presidenti nuk është infektues për të tjerët”.

Nga ana e tij, kreu i Shtëpisë së Bardhë ka minimizuar prej kohësh kërcënimin e virusit dhe ka bërë presion ndaj udhëheqësve të shteteve për të hequr kufizimet e tyre të rrepta.

Pavarësisht se SHBA-të, mbajnë numrin rekord të vdekjeve nga Covid-19 dhe një rritje të ndjeshme të rasteve të reja, Trump vijon të bëjë presion për "rihapjen" e vendit.

"Bllokimet po vrasin vendet në të gjithë botën," shkroi Trump të hënën në mbrëmje para tubimit. “Shërimi nuk mund të jetë më i keq se vetë problemi! ”, shtoi ai mes të tjerave.

A2 CNN Livestream

Dita jonë