Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vlorë, vranë bashkëshortin dhe vjehrrën, dënim i përjetshëm dhe 35 vjet burg për të akuzuarit

Nga A2 CNN
13 Tetor 2020, 12:10 | Kronikë
Vlorë, vranë bashkëshortin dhe vjehrrën, dënim i

Gjykata e Vlorës ka vendosur dënimin e përjetshëm për Kasëm Pirjasin dhe me 35 vjet për Hysnie Hoxhallarin, të akuzuar për një vrasje të dyfishtë.  

Dy personat ishin ndalur nga forcat e policisë në shkurt të vitit 2018, pas vrasjes së bashkëshortit të Hysnie Hoxhallarit, Olsi Hoxhallari, si dhe të vjehrrës së saj, Salkë Hoxhallari.  

Dy avokatët mbrojtës, Sajmir Visha dhe Sokol Zotaj kanë pretenduar pafajësinë e klientëve  të tyre, por Gjykata i deklaroi fajtorë për bashkëpunim në vrasje në rrethana familjare, ku motivi ishte xhelozia.

Gjatë mbrojtjes, avokati Visha pretendoi se e vetmja provë që disponon akuza është dëshmia e Hysnie Hoxhallarit, e cila, sipas tij, ka sajuar mes saj dhe klientit të tij një lidhje dashurie të paqenë, ndërkohë që avokati ritheksoi faktin se dëshmitë e Pirjasit janë dhënë prej këtij të fundit në kushtet e dhunës fizike të oficerëve të policisë.

Ndërkohë, avokati i Hysnie Hoxhallarit, pretendoi se klientja e tij nën presionin e zbulimit të lidhjes jashtëmartesore ka kryer veprime që mbrojnë autorin Pirjasi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë