Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Zhvillohet kampionati i mbajtjes së gruas. Trofeu, pesha e saj në birrë

Nga A2 CNN
13 Tetor 2020, 17:10 | Kapur në kamera

Kampionati kombëtar i Mbajtjes së Gruas u mbajt të premten e kaluar në Delauer të Shteteve të Bashkuara, për të dytin vit radhazi.

Garën me pengesa e fituan Jerome dhe Olivia Roehm të cilët e realizuan në kohën rekord 53,85 sekonda, dy sekonda më shpejt se ndjekësit më të afërt, duke lënë pas 15 çifte të tjerë pjesëmarrës në garë.

Shpërblimi për fituesit ishte pesha e gruas në birrë (51 kilogramë) dhe pesëfishi i peshës së saj në dollarë (570 dollarë). Ata gjithashtu fituan të drejtën të marrin pjesë në Botërorin e Mbajtjes së Gruas, që do të zhvillohet në Finlandë në vitin 2021.

A2 CNN Livestream

Dita jonë