3 mijë-5 mijë lekë gjobë kush nuk mban maskë jashtë shtëpisë, ISHP sqaron rregullat e reja

Të gjithë personat mbi 11 vjeç do ta mbajnë maskën me detyrim sa herë dalin nga shtëpia. Ministria  shëndetësisë ka publikuar detajet e vendimit qe nis zbatimin te enjten e 15 tetorit.

“Në çdo dyqan, supermarket apo aktivitet tregtar. Në të gjitha mjetet e transportit publik dhe jo publik kur në to gjenden persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit. Edhe gjatë ecjes në rrugë. Gjatë qëndrimit në të gjitha vendet publike të hapura si park apo shesh, gjatë të gjithë aktivitetit të punës në zyra, të gjithë institucionet publike dhe jo publike, teatër, kinema, muze, biblioteka. Në hyrje dhe dalje nga banesa si dhe ashensorë përpara dhe pas konsumit të ushqimit në bare dhe restorante, në motoçikletë kur merr një person tjetër jo anëtare të familjes. Nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një familjar me COVID-19. Në të gjitha institucionet fetare. Nga personat që e kanë kaluar SARS COV -2 për t’u mbrojtur nga shkaktarët e tjerë infektivë respiratorë. Në institucionet arsimore dhe ato të kujdesit shëndetësor sipas rekomandimeve të mëparshme”.

Por në cilat raste nuk gjobitemi për mosmbajtje të maskës? “Në të gjitha rastet kur përdorimi i maskës dëmton shëndetin sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nga persona me sëmundje që i bëjnë të paaftë për përdorimin maskës. Gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive. Nga persona të cilët lëvizin të vetëm me biçikletë, motoçikletë apo monopatinë. Kur në makinë është vetëm drejtuesi i mjetit ose persona që kanë lidhje familjare me të. Në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, sip.sh. gjatë larjes në pishinë, liqen ose në det. Atyre që për shkak të moshës, shëndetit ose për arsye të paaftësisë nuk bartin maskë, do t’u kërkohet dokumentacioni shëndetësor që verifikon statusin aspo vërtetimi respektiv. Në shtëpi me anëtarët e ngushtë të familjes”.

Sipas udhëzimit,  maska mund të hiqet vetëm gjatë konsumimit të ushqimit apo pijeve në lokal, kur kërkohet nga policia, në banka dhe gjykatë për qëllime identifikimi. Po ashtu barriera lejohet të hiqet në studio televizive, aty ku ruhet distanca nga punëtorët që punojnë në ambiente të hapura dhe 1,5 metër larg njeri-tjetrit, nga personat që drejtojnë shërbesa fetare si dhe nga personat që kanë humbje të dëgjimit dhe të të folurit. Sipas aktit normativ, 3 mijë lekë do të jetë gjoba nëse kapeni pa maskë jashtë shtëpisë dhe 5 mijë lekë për shkelje të përsëritur. Gjoba do të faturohet në faturën e energjisë elektrike nga punonjësit e rendit dhe policisë bashkiake.

Udhëzuesi i ISHP-së për përdorimin e maskës

Duke filluar nga dita e nesërme, datë 15 tetor, mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme për t’u mbajtur kudo në ambientet jashtë shtëpisë. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, ka bërë të ditur se është miratuar dhe “Udhëzuesi mbi përdorimin e detyrueshëm të maskave në ambientet jashtë shtëpisë”, që paraqet kriteret e përgjithshme, rregullat dhe përjashtimet për përdorimin e barrierave mbrojtëse (maskave) në ambientet jashtë shtëpisë, me qëllim zvogëlimin e përhapjes së mundshme të COVID-19.
Udhëzuesi përmban parimet e përdorimit të maskës dhe gjithashtu rastet kur ajo duhet të mbahet në ambientet jashtë shtëpisë.
a. Sa herë dilni nga shtëpia;
b. Çdo individ mbi moshën 11 vjeç;
c. Gjatë të gjithë ditës në të gjitha veprimtaritë jashtë banesës.
d. Në çdo dyqan, supermarket apo aktivitet tregtar.
e. Në të gjitha mjetet e transportit publik dhe jo publik kur në to gjenden persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit.
f. Edhe gjatë ecjes në rrugë
g. Gjatë qëndrimit në të gjitha vendet publike të hapura si park apo shesh
h. Gjatë të gjithë aktivitetit të punës në zyra, të gjithë institucionet publike dhe jo publike, teatër, kinema, muze, biblioteka, etj
i. Në hyrje dhe dalje nga banesa si dhe ashensorë
j. Përpara dhe pas konsumit të ushqimit në bare dhe restorante
k. Në motoçikletë kur merr një person tjetër jo anëtare të familjes
l. Nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një familjar me COVID-19
m. Në të gjitha institucionet fetare.
n. Nga personat që e kanë kaluar SARS COV -2 për t’u mbrojtur nga shkaktarët e tjerë infektivë respiratorë.
o. Në institucionet arsimore dhe ato të kujdesit shëndetësor sipas rekomandimeve të mëparshme.

Vendosja e barrierës mbrojtëse (maskës) nuk mund të jetë e mundur në çdo situatë. Prandaj, ka disa raste kur ju lejohet të hiqni atë apo të modifikoni përdorimin e saj.

a. Nëse kërkohet për qëllime të identifikimit personal nga zyrtarët përkatës në polici, në bankë, postë, gjykatë, etj
b. Gjatë ngrënies apo konsumimit të pijeve, por në hyrje e në dalje nga baret dhe restorantet maska duhet të vendoset.
c. Gjatë proçesit të manipulimeve dentare, por në hyrje e në dalje nga klinika maska duhet të vendoset.
d. Nga personat që mbajnë/drejtojnë lutjen/shërbesën/ceremoninë fetare.
e. Nga persona me humbje të dëgjimit dhe të folurit ose për personat gjatë kohës së komunikimit me ta, nëse nuk kanë mundësi të përdorin maska të posaçme (trasparente).
f. Nëse kërkohet nga stafi i dyqaneve ose marketeve përkatëse për identifikim të moshës, përfshirë blerjen e produkteve me moshë të kufizuar, siç janë duhani dhe alkooli
g. Nga punëtorët që punojnë në ambiente të jashtme, gjatë procesit të punës kur sigurohet distance fizike jo më pak se 1.5m.
h. Nga të ftuarit në emisionet televizive me kusht që të ruhet distanca jo më pak se 1.5 metra.

Udhëzuesi i miratuar përcakton qartë rastet përjashtimore të përdorimit të barrierës mbrojtëse (maskës).

a. Në të gjitha rastet kur përdorimi i maskës dëmton shëndetin sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
b. Nga persona me sëmundje që i bëjnë të paaftë për përdorimin e maskës.
c. Gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive.
d. Nga persona të cilët lëvizin të vetëm me biçikletë, motoçikletë apo monopatinë.
e. Kur në makinë është vetëm drejtuesi i mjetit ose persona që kanë lidhje familjare me të.
f. Në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqen ose në det.
g. Në shtëpi me anëtarët e ngushtë të familjes.

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico në fund të deklaratës së saj ka rikujtuar qytetarët se mbajtja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe mos zbatimi i kësaj mase do të ketë penalitete sipas Aktit Normativ me 3 mijë lekë për shkelësit për herë të parë, dhe 5 mijë lekë për shkelje të përsëritur.