Argjentina merr frymë në mbi 3500 metra lartësi

messi 600x338

Edhe pse me vështirësi, Argjentina arriti të sigurojë fitoren e dytë në eliminatoret e Kampionatit Botëror “Katar 2020”.

Bardhekaltërit përmbysën Bolivinë në mbi 3500 metrat mbi nivelin e detit të La Paz. 2-1 rezultati në një ndeshje ku për të siguruar pikët e plota u desh edhe pak fat. Lautaro Martinez u gjend në vendin dhe kohën e duhur në limitet e pjesës së parë për të dërguar topin në rrjetë pas një gabimi nga mbrojtja vendase.

Në pjesën e dytë fitorja erdhi nga këmbët e mesfushorit të Lazios, Joaquin Correa, i cili shënoi në minutën e 79.

Uruguaji i yjeve befasoi, ndërkohë, teksa u mposht me rezultatin bindës 4-2 nga Ekuadori. Me të njëjtin rezultat, Brazili mundi Perunë.