Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Banka Botërore garanton 12 miliardë dollarë kundër Covid-19

Nga A2 CNN
14 Tetor 2020, 14:11 | Bota
Banka Botërore garanton 12 miliardë dollarë kundër Covid-19

Banka Botërore angazhohet në luftën kundër pandemisë koronavirus. Institucioni ndërkombëtar financiar ka aprovuar një çek prej 12 miliardë dollarësh për të ndihmuar vendet në zhvillim për blerjen dhe shpërndarjen e vaksinës për koronavirusin e ri.

Gjithashtu edhe për garantimin e testeve e trajtimeve të aprovuara për qytetarët e tyre. Kjo është pjesë e një pakoje të përgjithshme prej 160 miliardë dollarësh që do të lëvrohet deri në qershor të vitit 2021 për të luftuar pandeminë globale.

Sipas një deklarate të Bankës Botërore, me anë të këtij fondi synohet vaksinimi i 1 miliard personave në të gjithë botën.

A2 CNN Livestream

Dita jonë