Basha e paralajmëroi, javën e ardhshme zyrtarizohet largimi i kryetares së Bashkisë Durrës

bashkia durres 1 1100x620

Burime për A2 kanë konfirmuar largimin nga detyra të kryetares së komanduar në detyrë të Bashkisë Durrës, Emiriana Sako.

Largimi do të zyrtarizohet javën e ardhshme dhe pritet të komandohet në këtë detyrë një tjetër emër, ai i Milva Ekonomit.

Nuk jepen detaje për arsyen e largimit.

Në konferencën e sotme për shtyp para gazetarëve, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, paralajmëroi se Milva Ekonomi do të dërgohej në Durrës nga Rama për të firmosur për inceneratorët.

Ndërkohë, në vazhdën e ndryshimeve të drejtuesve, janë përfshirë dhe drejtoritë rajonale, që deri më tani është konkretizuar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, Postës, Drejtorisë së Arsimit parauniversitar.