Basha: Prokuroria duhej të kishte filluar hetimet për mosveprimet e Ramës dhe Ministres së Shëndetësisë

WhatsApp Image 2020 10 14 at 13.27.43 1100x620

Në javën e tretë të publikimit të planit me 5 pika të Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama se nuk ka marrë asnjë masë dhe asnjë përgjegjësi për situatën ku ndodhet vendi. Sipas Bashës, kryeministri fsheh mosmarrjen e masave pas maskave, ndërsa paratë e buxhetit po rrjedhin në mënyrë korruptive.

“Rama është drejtor çamçakëzi, asnjë drejtor komunale nuk fshihet duke shkuar 10 herë në të njëjtin kantier. Paratë e taksave të shqiptarëve po i shpërdoron në mënyrë kriminale dhe t’ua japë një grushti oligarkësh të cilët nuk bëjnë asgjë. Nuk ka masa reale si vendet e tjera të rajonit për t’u përballur me aspektin shëndetësor e ekonomik”.

Kreu demokrat theksoi se Prokuroria duhej të kishte filluar hetimet për mosveprimet e Edi Ramës dhe Ministres së Shëndetësisë, ndërsa i akuzon për keqqeverisje dhe manipulim me shifrat e Covid-19.

“Të dhënat e raportuara për të infektuarit dhe viktimat janë të manipuluara. Asnjë reagim nga qeveria për lajmin se spitalet COVID 1 dhe 2 janë mbushur plotësisht. Prokuroria duhej të kishte filluar hetimet për mosveprimet e Edi Ramës dhe Ministres së Shëndetësisë”

Ai tha se Rama nuk ka mbajtur premtimin për një paketë të tretë ekonomike, duke e quajtur si kriminelë që pret të arrihet më e keqja, ndërsa apelon se nuk ka kohë për të humbur, pasi vendi është futur në qorrsokak drejt greminës dhe duhen marrë masa si vendet e rajonit.

“2500 testime në ditë është minimumi që duhet të bëjë kjo qeveri. Sa i përket paketës ekonomike janë premtuar masa shtesë dhe një paketë të tretë, e keni me zë dhe figurë, nxirrjani palaços që ta ballafaqojë. Përballeni palaçon me premtimet që u ka bërë shqiptarëve, nxirreni kur thotë po bëjmë gati paketën e tretë, ndërkohë të tjerët kanë bërë paketën e katërt. Është kriminale mënyra si sillet me shqiptarët, mjekët dhe infermierët. Vetëm një kriminel që e po pret popullin e tij po pret më të keqen që nxjerrë me pikatore, ky është plani. Nuk ka asnjë minutë kohë për të humbur, vendi është futur në qorrsokak drejt greminës, e vetmja mënyrë është të marrim masat që po marrin dhe vendet në rajon me efektivitet”, tha Basha.