Basha: Rimbyllja e vendit mund të shmanget nëse zbatohet plani ynë me 5 pika

WhatsApp Image 2020 10 14 at 13.27.43 1 1100x620

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë me gazetarët nënvizoi se plani i partisë së tij me 5 pika mund të shmangë rimbylljen e vendit për shkak të situatës me koronavirusin.

“Propozimet tona janë që të shmanget më e keqja dhe nëse propozimet tona do të merreshin parasysh që në mars, edhe mbyllja e parë nuk do të ishte aq e rreptë. Rama e çon keq e më keq situatën dhe tani do të thotë se nuk ka çfarë të bëjë përveçse të mbyllet. Plani ynë me 5 pika e shmang mbylljen dhe unë prandaj do të dal ditë për ditë për ta përsëritur”, tha Basha.

Sipas kreut të PD-së, Rama nuk e ka mendjen te problemet e vërteta, por te inceneratorët dhe për këtë arsye, Basha tha se po bëhet gati Milva Ekonomi për t’u zhvendosur në Bashkinë e Durrësit: “Edhe në kohën e tërmetit dhe pandemisë ka vjedhur para me tendera sekretë. Milva Ekonomi do të japë dorëheqjen nga deputetë e do të shkojë në Bashkinë e Durrësit për të firmosur për inceneratorët”.