Çështjet e pazgjidhura, Ministri i Jashtëm i Greqisë viziton Tiranën javën e ardhshme

nikos dendias 600x338

Burime për A2, konfirmojnë se Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Niko Dendias do të mbërrijë në Tiranë për një vizitë zyrtare në datën 20 tetor.

Po të njëjtat burime saktësojnë se Dendias pritet të takohet me kryeministrin, Edi Rama dhe në fokus të takimit pritet të jenë çështjet dypalëshe ende të pazgjidhura mes dy vendeve tona, si dhe rruga europiane e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Kjo vizitë pason atë të kreut të qeverisë në Athinë, ku u takua me kryeministrin grek, Kiriakos Micotaqis dhe paralajmëroi vizitën e Dendias në Tiranë.