Dënohet me 13 vite burg lideri i Agimit të Artë

MB VENDIMI AGIMI I ARTE frame 0 1100x620

Mediat greke zbardhin vendimin e gjykatës së Athinës ndaj liderëve dhe anëtarëve të partisë neo-naziste, Agimi i Artë, e shpallur organizatë kriminale. Lideri, Nikos Mikaloliakos, dhe 5 ish-deputetë të tjerë u dënuan me 13 vite burg për pjesëmarrje dhe drejtim të organizatës kriminale.

Dënimin më të rëndë e mori anëtari i partisë ekstremiste, Jorgos Rupakias, me burgim të përjetshëm dhe 10 vite shtesë. Ai u shpall fajtor për vrasjen e reperit antinazist, Pavlos Fisas, në vitin 2013. Gjithashtu, u dënuan me nga 6 deri në 8 vite burg, 15 persona të tjerë, bashkëpunëtorë të Rupakias në vrasjen e reperit Fisas.

Pala mbrojtëse pritet të ankimojë vendimin dhe të kërkojë dënime më të zbutura.