Detaje nga eksplozivi në Vlorë: 200 gramë tritol i përgatitur në mënyrë artizanale, i lidhur me telefon

Untitled collage 2020 10 13T191106.084 1100x620

Bëhet fjalë për rreth 200 gramë lëndë plasëse të lidhur me telefon.

Gazetarja e A2CNN, Jerola Ziaj, raporton se lënda plasëse e përgatitur në mënyrë artizanale ishte eksploziv i  lloji “tritol”.

Policia ka sekuestruar kamerat e Pallatit të Kulturës si dhe të disa bizneseve përreth, por nuk e ka ende të qartë nëse lëndë plasëse i ka rënë ndonjë makine, apo është vendosur në pemë në afërsi të ndonjë makine të parkuar.

Policia shpreson të rindërtojë skenën e ngjarjes nga kamerat e sigurisë nëse kanë identifikuar automjetin apo personin.