Duma: Procesi i seleksionimit në PD për të 3 nivelet, atë legjislativ, ekzekutiv dhe vendor

14 TETOR DITARI 09 00 CLEAN frame 44986 1100x620

Kandidatja për deputete e PD-së, Grida Duma, sqaron në studion e A2 CNN procesin e përzgjedhjes së kandidatëve. Sipas saj, propozimet kanë qenë për të 3 nivelet, atë legjislativ, ekzekutiv dhe pushtetin vendor, dhe nuk është thjesht listë kandidatësh për deputetë.

“Proces seleksionimi i gjatë. Kjo është një ngjarje e brendshme propozimet kanë qenë për të 3 nivelet, legjislativin, ekzekutivin dhe pushtetin vendor. Por ajo që kemi dashur është që të propozohen nga anëtarësia e PD-së dhe janë kontributorë të opozitarizmit, është një tendencë për të zëvendësuar primaret, dhe afrohet një model që nuk është vetëm britanik, por edhe amerikan. Kjo është një risi që forcon procesin demokratik brenda partisë”, deklaroi Duma.

E pyetur për 20% e emrave të rinj  të PD-së, Duma thekson se 20 % nuk do të dalë nga ky proces i derisotëm, por është propozim në forumet e larta të partisë që nuk ka të bëjë më anëtarësinë.

“20% nuk do të dalë nga ky proces i derisotëm, por është propozim në forumet e larta të partisë që nuk ka të bëjë me anëtarësinë, por që do të vijë më pas. Anëtarisa e PD propozon njerëzit që njeh që janë të partisë”.