Ekspertët në SHBA bëjnë parashikime të zymta për koronavirusin

Covid-19 nuk po e lehtëson dorën ndaj Shteteve të Bashkuara. “Kjo do të jetë një prej periudhave më problematike në historinë tone”, u shpreh dr. Peter Hotez, ekspert i shëndetësisë.

Ekspertët e shëndetësisë thonë se SHBA përballet me rritje të rasteve. Nga mbi 30 mijë infektime ditore që shënoheshin prej disa javësh, shifrat janë rritur sërish në rreth 50 mijë. Kjo, sipas tyre, do të çojë në tejmbushje të spitaleve.

“Jo vetëm do të kemi rritje të infektimeve në vjeshtë e dimër, por jam i shqetësuar edhe për rritje të numrit të vdekjeve”, thonë Dr. Peter Hotez/Dean, National Schoolof Tropical Medicine, Baylor College of Medicine.

Ndërsa kurba e infektimit është ngritur në më shumë se 30 shtete gjatë javës së fundit ka pasur edhe shkenca ka bërë hapa prapa. Kompania Eli Lilly ndërpreu eksperimentet për terapinë me antitrupa, e përdorur me sukses nga presidenti Trump, duke cituar shkaqe sigurie. Ky hap u ndërmor një ditë pasi Johnson and Johnson tha se pezullonte testimin e vaksinës për një shqetësim të ngjashëm.

“Nuk ka ndreqje të shpejta këtu. Prandaj kemi të bëjmë me shkencën. Nuk jam i dekurajuar nga këto ndërprerje pasi prandaj i zhvillojmë eksperimentet”, tha Dr. Jonathan Reiner, CNN Medical Analyst.

Për këtë arsye amerikanët këshillohen të mos e ulin vigjilencën gjatë muajve në vazhdim. “Virusi mund të përhapet mes familjarëve dhe miqve nëse e hiqni maskën e qëndroni në ambiente të mbyllura”, tha dr. Deborah Birx, nga Task Forca e Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin.

Ndërkaq, kompania tjetër e prodhimit të ilaçeve PFIZER po planifikon të nisë testimin e vaksinës së saj eksperimentale te fëmijët nga mosha 12-vjeçare. Kjo do të jetë vaksina e parë për koronavirusin që testohet edhe tek të miturit.