Elbasan, qytetarët për maskat: Vendim i drejtë, por do ta zbatojmë nga data 15 tetor

Prej 8 muajsh, vendi dhe gjitha bota po përjetojnë pandeminë e shkaktuar nga Covid-19, por qytetarët ende nuk janë të ndërgjegjësuar. Në Elbasan, ata pranojnë se vendimi për mbajtjen e maskave me detyrim është i drejtë, por një ditë para aplikimit të gjobave, thuajse askush nuk e mban maskën.

Qytetarët e Elbasanit përkrahin vendimin e qeverisë për vendosjen e maskave edhe në ambientet e jashtme. Por edhe pse e cilësojnë të drejtë vendimin, shumë prej tyre nuk e mbajnë maskën me dëshirën e tyre, por presin ardhjen e datës 15, që është vendosur si dita kur do të fillojnë edhe penalitetet për ata persona që nuk do ta mbajnë maskën në ambientet e jashtme.

Sipas aktit normativ të qeverisë që nga data 15 tetor kush konstatohet pa maskë në ambientet e jashtme do të gjobitet me 2 mijë lekë të reja dhe gjoba do të shtohet në faturën e dritave.