Frika nga COVID-19, Danimarka do të vrasë 1 milion ekzemplarë të kafshës “luksoze”

Rreth 1 milion vizonë, kafshët e familjes mustelidae të njohura botërisht për peliçen e tyre të shtrenjtë, me shumë gjasa do të vriten në ditët në vijim në Danimarkë.

Nuk është një krim i kryer nga trafikantë ilegal, ose një nevojë e industrisë së lëkurës të kësaj kafshe, për të cilën vendi nordik është prodhuesi kryesor në botë.  

Vendimi i dhimbshëm vjen si një emergjencë shëndetësore, sepse këto kafshë sipas studimeve janë nga speciet më të prekura nga COVID-19, dhe ndoshta një burim infeksioni i rrezikshëm. Zbulimi i kësaj vatre, deri tani të panjohur, erdhi nga një pacient me COVID-19 i cili kishte të bënte pikërisht me një nga dhjetëra fermat që i rrisin në vend. Inspektimet e mëtejshme treguan se rreth 60 ferma rezultonin me vizonë të infektuar nga virusi pandemik.

Edhe pse ende nuk ka studime të qarta mbi kalimin e virusit nga kafsha e vogël te njeriu, sërish simptomat e njëllojta, si vështirësi a e frymëmarrjes, tregojnë se diçka e tillë nuk mund të përjashtohet.

Vetë rritësit e tyre, që gjithsesi do të shpërblehen për humbjen, thonë se mbështesin vendimin e qeverisë, edhe pse me zemër të thyer.