Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Gjykata sportive jep vendimin për Juventus-Napoli

Nga A2 CNN
14 Tetor 2020, 18:30 | Futboll
Gjykata sportive jep vendimin për Juventus-Napoli

Pas një jave diskutimesh dhe replikash në distancë, Gjykata Sportive e Serie A vendosi t’i akordojë humbjen në tavolinë 3-0 ekipit të Napolit për mosparaqitje në ndeshjen ndaj Juventusit që ishte parashikuar të luhej më 4 tetor. Gjithashtu napoletanëve iu zbritet dhe një pikë në renditje.

Napoli nuk udhëtoi drejt Torinos javën e kaluar pasi autoritetet shëndetësor nuk e lejoi të dilte jashtë rajonit pasi 2 prej lojtarëve kishin rezultuar të prekur me koronavirus.

Pavarësisht këtij vendimi që pritet të vijojë dhe më tej polemikat, Seria A po përballet me një numër shumë të lartë futbollistësh të prekur me koronavirus, ku së fundmi është prekur dhe ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo dhe për këtë arsye vijimi i saj shpesh herë është kritikuar nga autoritete shëndetësore.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli