Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Greva në ditën e 17 në Ballsh, naftëtarët futen me forcë në uzinë

Nga A2 CNN
14 Tetor 2020, 13:33 | Sociale
Greva në ditën e 17 në Ballsh, naftëtarët futen me

Në ditën e 17-të të grevës, naftëtarët e Ballshit, kanë mundur të futen në ambientet e uzinës së përpunimit të naftës.

Pasi kanë thyer derën e hekurt dhe gardhin e policisë private, ata janë futur pikërisht në atë uzinë ku kanë punuar për dekada. Por tashmë gjithçka dukej e braktisur, ashtu siç duken të braktisur edhe këta naftëtarë në përzgjidhen e kërkesave të tyre ekonomike.

“Ky  është një objekt që kemi mirëmbajtur për 30 vjet, duke qenë gjithmonë në gjendje pune. Sot, për një vit në harresë gjithçka duket e degraduar, është për të qarë”, thonë punëtorët më të vjetër.  

Tanimë që u futën edhe në ambientet e brendshme, nuk dihet se cila do të jetë lëvizja e radhës e naftëtarëve, në kushtet kur askush nga institucionet shtetërore dhe as ato private që kanë në ngarkim uzinës nuk i përgjigjet kërkesave të naftëtarëve.

Madje, sipas këtyre të fundit në uzinë nuk ka askush që mund të firmosë librezat e punës, pasi ato nuk pranojnë që t’i marrin të paplotësuara. Në këto kushte, sytë dhe vëmendja e naftëtarëve është drejtuar nga qeveria.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli