Guvernatori i Nju Jorkut: Covid-19 nuk do të zhduket shpejt

q 2 1100x620

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo deklaroi se duhet të mësojmë të jetojmë me Covid-19, pasi nuk do të zhduket shpejt.

Ky paralajmërim erdhi pasi guvernatori vuri në dukje situatën aktuale të koronavirusit në New York, ndërsa muajt e ftohtë dhe sezoni i gripit po afrohen.

“Ne po hyjmë në një fazë të re që duhet ta kuptojmë, sepse koronavirusi nuk do të zhduket shpejt”, tha ai në CNN.

Guvernatori shtoi se nëse gjithçka shkon si duhet, skenari më i mirë është se ne do jetojmë me pandeminë dhe një vit tjetër.

Po ashtu, Cuomo tha se shteti ka nevojë për sofistikim në testim dhe gjurmimin e kontakteve.

  • LAJMI I FUNDIT | Deti, Rama: Kemi rënë dakord që ta trajtojmë në instancat ndërkombëtare
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Mbledhje e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Së shpejti do zgjidhim çështjen e ligjit të luftës
  • LAJMI I FUNDIT | Dendias: Të zgjidhim të gjitha çështjet që kanë mbetur pezull
  • LAJMI I FUNDIT | Ligji i luftës, Dendias: Jam i sigurt se edhe këtë do ta zgjidhim