Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

ILD kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtarit, Markelian Kuqo, për shkelje disiplinore

Nga A2 CNN
14 Tetor 2020, 11:45 | Aktualitet

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, ka kërkuar shkarkimin nga detyra të gjyqtarit, Markelian Kuqo, për shkelje disiplinore gjatë ushtrimit të detyrës.

Gjyqtari Kuqo liroi në mënyrë të dyshimtë Gerd Gjinerarin, i dënuar për vrasjen e Arben Grorit në Itali më ’97.

“Vlerësohet se për veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistratit, Markelian Kuqo, që parashikohen si shkelje disiplinore nga neni 101, pika 1, shkronja “b” dhe neni 102, pika 2, shkronjat “a” dhe “b”, të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të  ndryshuar; që përbëjnë “Shkelje shumë e rëndë disiplinore” dhe që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës, duhet të jepet masa disiplinore “Shkarkim nga detyra”, shpreh Metani.

Në seancën dëgjimore në KLGJ, për fillimin e procedimit disiplinor, ndaj magjistratit Markelian Kuqo, Inspektori i Lartë i Drejtësisë deklaroi se nuk janë zbatuar kërkesat mbi plotësimin e kritereve ligjore me natyrë subjektive, siç janë “arsyet e veçanta” apo “rastet e jashtëzakonshme”.

“Faktet dhe rrethanat janë parashtruar dukshëm në mënyrë të shtrembëruar dhe vetëm për t’iu përshtatur plotësimit të kërkesave formale (me natyrë objektive) si dhe atyre me natyrë subjektive të nenit 64 dhe 65 të Kodit Penal”.

Sipas Metanit, veprimet e magjistratit janë kryer në mënyrë të vazhduar, të vullnetshme dhe të pajustifikuar.

“Nga ana e magjistratit nuk është mbajtur në konsideratë krahas jurisprudencës së Gjykatës së Lartë në lidhje me këtë institut të së drejtës penale edhe vetë praktika e tij e ndjekur gjatë trajtimit të kërkesave me objekt “Lirim me kusht”;

Këto veprime/mosveprime të magjjistratit janë kryer në mënyrë drejtpërdrejtë, të vazhduar, të vullnetshme dhe të pajustifikuar brenda të njëjtit proces, duke arritur në përfundimin se janë kryer me dashje direkte nga ana e tij.”

A2 CNN Livestream

Dita jonë