Inceneratorët, Basha: Rama ka paguar 75 milionë euro për mafien e plehrave

Pas deklaratës në konferencë për mediat nga ana e Lulzim Bashës, beteja për inceneratorët është transferuar në Twitter, këtë të mërkurë.

“Doni ju, s’doni ju, Shqipëria e Rilindjes Urbane dhe e fushave sanitare të përpunimit teknologjik të mbetjeve nuk do të ndalet deri kur në asnjë cep të shtëpisë sonë të përbashkët të mos digjen e mos kalben plehra, sepse mesjeta juaj ka vdekur e s’kthehet më”, shkroi Rama në Twitter.

Basha iu përgjigj duke thënë se pretendimet e tij ishin thjesht “kakarisje gënjeshtrash të dala boje”. “75 milionë euro për mafian e plehrave ka paguar Edi Rama, nga lekët e shqiptarëve.Asnjë kacidhe për 100 mijë të papunë, për pensionistët, për mjekët dhe infermierët, për sipërmarrjen drejt kolapsit.Boll me vjedhje e me kakarisje gënjeshtrash të dala boje. Zbato planin me 5 pika! Tani!”.

https://mobile.twitter.com/lulzimbasha_al/status/1316366241012035589