Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Infektohen me koronavirus katër roje të Papa Françeskut

Nga A2 CNN
14 Tetor 2020, 16:56 | Bota
Infektohen me koronavirus katër roje të Papa Françeskut

Koronavirusi rikthehet në Vatikan.

Katër anëtarë të Gardës Zvicerane të Vatikanit,  trupa elitë që mbron Atin e Shenjtë, Papa Françesku, rezultuan pozitivë për Covid-19 dhe janë në izolim.

Të gjithë rojet kanë simptoma të virusit dhe gjurmimi i kontakteve po kryhet personave që mund të kenë pasur kontakte të drejtpërdrejta me ta, tha Matteo Bruni, drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, në një njoftim për shtyp.

"Sipas udhëzimeve të lëshuara javën e kaluar nga Guvernatori i Vatikanit, të gjithë rojet, qoftë në detyrë ose jo, mbajnë maska, si jashtë ashtu edhe brenda dhe respektojnë masat shëndetësore," tha Bruni.

Po ashtu, tre qytetarë të tjerë të Vatikanit dolën së fundmi pozitivë për koronavirus.

A2 CNN Livestream

Dita jonë