Itali-Holandë mbyllet në barazim, Polonia i merr kreun e grupit

itaaa 1100x620

Itali-Holandë ishte përballja më e fortë mbrëmjen e së mërkurës në Ligën e Europës, ku të “kaltrit” dhe “tulipanët” matën forcat në “Gewiss Stadium” të Bergamos, por në fund nuk pati fitues.

Pellegrini kaloi kombëtaren italiane në avantazh pas 16 minutash loje, por Holanda reagoi shpejt dhe pas 9 minutash Van de Beek riktheu barazimin. Loja vazhdoi thuajse e barabartë dhe me raste në të dyja portat, por deri në fund asnjë nga skuadrat nuk arriti të gjejë golin e fitores. Nga ky barazim përfitoi Polonia, e cila pasi mposhti 3-0 Bosnjën mori kreun e këtij grupi me 7 pikë, ndërsa Italia renditet e dyta me 6 pikë dhe Holanda e treta me 5 pikë.

Në ndeshjet e së mërkurës, Franca triumfoi në Kroaci 1-2, Danimarka bëri surprizën në Angli, duke fituar 0-1, ndërsa Kosova nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfertën ndaj Greqisë.