Juventusi nuk heq dorë: Calciopoli nuk ka përfunduar, duam të na kthehen titujt

andrea agnelli 600x338

Juventusi nuk ka ndërmend që të mbyllë kapitullin e dhimbshëm të Calciopoli.

Klubi bardhezi, kur u pyet nga njëri prej aksionerëve mbi të rejat nga çështja që ka nisur 14 vite më parë, u përgjigj se po vijon përpjekjet për rikthimin e titujve.

“Kemi ndërmarrë përgjatë viteve të gjitha veprimet për të mbrojtur Shoqërinë dhe për të marrë atë që na takon. Po presim apelimet në Gjykatën Administrative dhe po do të bëjmë çdo përpjekje që të na rikthejnë titujt kampionë”, ishte përgjigjja e Juventusit.