Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Ka sfiduar drejtësinë dhe popullin”, Rama: Përshëndes ILD për kallëzimin e gjyqtarit

Nga A2 CNN
14 Tetor 2020, 17:31 | Politikë
“Ka sfiduar drejtësinë dhe popullin”, Rama:

Kryeministri Rama ka reaguar me anë të një postimi në Twitter, pasi Inspektori i Lartë të Drejtësisë kallëzoi gjyqtarin Markelian Kuqo, i cili liroi në mënyrë të dyshimtë Gerd Gjinerarin, i dënuar për vrasjen e Arben Grorit në Itali më ’97.

Rama e quan gjyqtarin një të paudhë që a sfiduar hapur drejtësinë dhe popullin.

“Përshëndes Inspektorin e Lartë të Drejtësisë për kallzimin e një të paudhi me çyrk gjykatësi që ka sfiduar hapur drejtësinë dhe popullin, duke liruar një të dënuar me burgim të përjetshëm! Më në fund një hap i vonuar në rrugën e duhur të vendosjes së drejtësisë në drejtësi”, mbyllet postimi i Ramës.

https://a2news.com/2020/10/14/ild-kerkon-shkarkimin-nga-detyra-te-gjyqtarit-markelian-kuqo-per-shkelje-disiplinore/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani