Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Konfirmohet viktima e parë nga riinfektimi me koronavirus

Nga A2 CNN
14 Tetor 2020, 16:34 | Bota
Konfirmohet viktima e parë nga riinfektimi me koronavirus

Një e moshuar holandeze është personi i parë që humb jetën nga riinfektimi me Covid-19, sipas ekspertëve, të cilët ngritën pyetje serioze mbi kohëzgjatjen e imunitetit dhe antitrupat.

89-vjeçarja vuante nga një lloj i rrallë i kancerit të palcës së kockave i quajtur makroglobulinemia e Waldenström.

Sistemi i saj imunitar u dobësua për shkak të terapisë që ajo kishte kryer, shkruajnë studiuesit në Qendrën Mjekësore të Universitetit Maastricht në Holandë.

Sidoqoftë, ata thanë se reagimi imun natyror i saj mund të kishtë qenë "i mjaftueshëm" për të luftuar Covid-19, pasi lloji i trajtimit që ajo mori për kancerin "nuk sjell domosdoshmërisht sëmundje të rrezikshme për jetën".

Pacientja fillimisht u shtrua në spital në fillim të këtij viti me një kollë të fortë dhe ethe, duke rezultuar pozitive për Covid-19.

Ajo e la spitalin pesë ditë më vonë kur "përveç një lodhje të vazhdueshme, simptomat e tjera iu larguan plotësisht", sipas raportit.

Por teksa nisi trajtimin e kimioterapisë, ajo kishte ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje. E moshuara doli sërish pozitive për koronavirus dhe asnjë antitrup nuk u zbulua në sistemin e saj të gjakut kur u testua në ditët e katërt dhe të gjashtë. Gjendja e saj u përkeqësua në ditën e tetë dhe dy javë më vonë, ajo humbi jetën.

Studiuesit thonë se ajo nuk u testua midis infeksioneve, kështu që nuk ka prova negative të konfirmuara. Sidoqoftë, me ekzaminimin e mostrave nga të dy rastet, ata gjetën se përbërja gjenetike e dy viruseve ishte e ndryshme.

Prandaj, arritën në përfundimin se "ka të ngjarë që episodi i dytë të ishte një riinfektim sesa një infeksion i zgjatur".

Kjo është hera e parë që dikush raportohet të ketë vdekur nga një infektim i e dytë i koronavirusit, megjithëse janë raportuar disa raste të riinfektimit në të gjithë botën.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli