Koronavirusi, Katalonia mbyll baret dhe restorantet

1 82 1100x620

Katalonia ka vendosur kufizime më strikte, për të luftuar valën e dytë të pandemisë koronavirus.

Rajoni spanjoll ka vendosur të mbyllë baret dhe restorantet e rajonit për 15 ditë në një përpjekje për të ndaluar valën e re të koronavirusit.

Për shkak të rritjes së infeksioneve, pushteti lokal ka urdhëruar gjithashtu grumbullime të më shumë se gjashtë personave.

Koronavirusi vijon të sfidojë rëndë durimin e Europës, ku pavarësisht ashpërsimit të masave, rastet vijojnë të rriten.

Sipas OBSH një numër rekord prej mbi 700 mijë rastesh u shënuan gjatë javës së fundit në kontinentin e vjetër, shumica e të cilave në Britaninë e Madhe, Francë, Rusi e Spanjë.