Koronavirusi në Shqipëri, për herë të parë mbi 200 të infektuar në 24 orë

koronavirusi ne shqiperi foto a2 20 1100x620

Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit, 5 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri, çka e çon në 434 numrin total të viktimave të pandemisë në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 203 raste të reja të konfirmuara me Covid-19 në vendin tonë. Në total, në Shqipëri janë konfirmuar 15955 raste me koronavirus, prej të cilëve 5759 janë aktivë.

Gjatë 24 orëve të fundit u shëruan 87 persona, duke bërë që numri total i të shëruarve të arrijë në 9762.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1351 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 203 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 87 qytetarë, duke e çuar në 9762 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 68 raste në Tiranë, nga 17 raste në Fier, Korçë, 15 në Elbasan, 14 në Berat, 12 në Lezhë, 10 në Durrës, 9 në Lushnje, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Gramsh, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Mirditë, Tepelenë, Roskovec, nga 1 rast në Krujë, Kavajë, Librazhd, Mat, Fushë-Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Shijak, Vorë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 239 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 59 vjeçare nga Elbasani, një 79 vjeçare nga Vlora, një 87 vjeçare nga Tirana dhe dy qytetarë nga Durrësi: 66 dhe 85 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton se nga data 15 Tetor maska ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshme edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Bëjeni mbajtjen e maskës pjesë të sjelljes tuaj të përditshme për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj. Mos neglizhoni për asnjë moment ruatjen e distancimit fizik prej të paktën 1.5 m dhe kujdesuni për higjienën personale.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (14 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                         203

Të shëruar ne 24 orë                      87

Humbje jete në 24 orë                  5

Testime ditore                                  1351

Testime totale                   102,004

Raste pozitive                    15955

Raste të shëruara            9762

Raste Aktive                        5759

Humbje jete                       434

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   2890

Durrës      593

Shkodër   426

Korçë         325

Fier            306

Lezhë        290

Elbasan     246

Vlorë          208

Berat          168

Kukës        159

Dibër           82

Gjirokastër  66