Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kosova përballë Greqisë me 3 mungesa të tjera

Nga A2 CNN
14 Tetor 2020, 14:10 | Futboll
Kosova përballë Greqisë me 3 mungesa të tjera

Kosova ndeshet sot në orën 20:45 me Greqinë, për sfidën e radhës në Ligën e Kombeve, ndërsa do të ketë edhe tre mungesa të tjera të rëndësishme.

Arbër Zeneli, Valon Berisha dhe Edon Zhegrova nuk do të jenë gjithashtu të disponueshëm për trajnerin Challandes, të tre për shkak të dëmtimeve.

Gjithsesi, në konferencën përpara ndeshjes, trajneri zvicerian u shpreh se kërkon fitoren në Athinë.

Përfaqësuesja e Kosovës është në krizë rezultatesh teksa nuk fiton ekzaktësisht prej një viti. Suksesi i fundit i përket eliminatoreve të Evropianit kundër Malit të Zi, më 14 tetor të vitit 2019.

A2 CNN Livestream

Dita jonë