Kufizimet më strikte në Britaninë e Madhe, Irlanda e Veriut mbyll restorantet dhe shkollat

SINK IRLANDA KUFIZIMET frame 19 1100x620

Irlanda e Veriut vendos kufizimet më strikte në Mbretërinë e Bashkuar, për të luftuar valën e dytë të pandemisë koronavirus.

Kryeministrja, Arlene Foster, njoftoi parlamentin rajonal se nga masat e reja do të mbyllen restorantet dhe shkollat. Ky ashpërsim i kufizimeve erdhi pasi Irlanda e Veriut u bë epiqendër përhapjeje e Covid-19 në Europë.

“Ato do të hyjnë në fuqi, të premten e kësaj jave, dhe do të qëndrojnë për 4 javë. Çdo zgjatim i tyre do të kërkojë aprovimin e ekzekutivit. Ne duhet të zvogëlojmë shifrat dhe të kthehemi në rregullat bazë të distancimit social dhe e di që çdokush në këtë sallë dëshiron të punojë me ne për ta arritur këtë.

Veprimet e vogla mund të kenë kontribut të madh dhe të rëndësishëm në menaxhimin e Covid-19. Kështu që lani duart, praktikoni distancimin social, mbani maskë. Janë veprime të vogla, por me rëndësi jetike”, shprehet Arlene Foster.