Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Liga kërkon sponsor, ndërkohë që bojkoti vijon

Nga A2 CNN
14 Tetor 2020, 11:58 | Futboll
Liga kërkon sponsor, ndërkohë që bojkoti vijon

Liga Profesioniste e Futbollit ka njoftuar se po kërkon një sponsor për emrin e saj, duke shtuar se e drejta për të qenë sponsor përfshin blerjen e të drejtave të emrit të Kategorisë Superiore dhe përfitime të tjera.

Në një njoftim për shtyp, Liga bën me dije se “shitja e të drejtave të emrit do të ketë afat vetëm për sezonin 2020-2021 me një çmim dysheme prej 10 milionë lekë”.

Çdo subjekt i interesuar duhet të paraqesë ofertën e tij, brenda datës 23 tetor 2020, ora 12.00, ose nëpërmjet adresës se emailit [email protected].

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu