Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mbi 26 milionë persona kanë fituar betejën me koronavirusin

Nga A2 CNN
14 Tetor 2020, 21:24 | Aktualitet
Mbi 26 milionë persona kanë fituar betejën me koronavirusin

Prej muajsh të tërë, shumë kompani farmaceutike janë duke punuar intensivisht për të krijuar vaksinën kundër koronavirusit, por deri tani ende nuk kemi diçka konkrete.

Edhe pse jemi në këto kushte për vaksinën dhe shumë larg arritjes së imunitetit të tufës, të paktën sipas ekspertëve, që prej fillimit të pandemisë dhe deri sot, 26 milionë e 500 mijë persona në të gjithë botën kanë arritur të mposhtin koronavirusin dhe janë të shëruar. Këto janë shifrat e fundit që raporton universiteti Johns Hopkins.

Vetëm në Indi janë shëruar nga koronavirusi 6,3 milionë persona, 4,5 milionë në Brazil dhe mbi 3 milionë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deri tani, në Shqipëri janë 9762 persona të shëruar.

Ndërkohë, numri i të prekurve në të gjithë botën nga Covid-19 ka shkuar në mbi 38 milionë, nga të cilët mbi 1 milion kanë ndërruar jetë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë