Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Modelja e Instagramit me mollëzat më të mëdha në botë

Nga A2 CNN
14 Tetor 2020, 10:24 | Lifestyle

Një modele Instagrami ukrainase ka shpenzuar deri më sot rreth 2000 euro për “filler” dhe thotë se do të vazhdojë t’i fryjë mollëzat, pavarësisht se njihet si femra me mollëzat më të mëdha në botë.

30-vjeçarja, Anastasia Pokreshchuk, shprehet: “Njerëzit mund të mendojnë se janë shumë të mëdha, por mua më duken pak të vogla. Shumë shpejt do t’i fryj sërish”.

Modelja, përveç mollëzave, fryn edhe faqet e buzët. Ndërsa pranon se ka bërë botox në ballë, ndërsa ka rimodeluar nofullën dhe mjekrën.

Pavarësisht se edhe vetë e kupton se duket “paksa çuditshëm”, Anastasia ka më shumë se 200 mijë ndjekës në Instagram.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani