Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Nata e fundit e festës para mbylljes totale

Nga A2 CNN
14 Tetor 2020, 10:52 | Bota

Ishte nata e fundit e lirisë të martën në Liverpul, pasi në mesnatë, qyteti u fut në listën e vendeve me nivelin më të lartë të rrezikshmërisë nga koronavirusi. Qindra lokale nate në veriperëndim të Anglisë do të qëndrojnë të mbyllur, duke filluar nga e mërkura, për shkak të rritjes alarmante të rasteve me Covid-19 në Liverpul dhe rrethina.

Megjithatë, të rinjtë kanë shfrytëzuar orët e fundit të lirisë për të festuar. Ata mbushën lokalet dhe pas gotës së fundit aty, festa u spostua në rrugët e qytetit, sigurisht pa asnjë respektim të rregullave të distancimit fizik apo masave të tjera të shpallura për frenimin e përhapjes së koronavirusit. Në një foto të postuar në rrjetet sociale, një i ri shkruante: “Ja ku jemi, imuniteti i tufës”, duke përmbledhur më së miri mentalitetin te moshat e reja.

Sipas rregullave të reja që hyjnë në fuqi këtë të mërkurë, banorët e qytetit do të lejohen të dalin jashtë vetëm atëherë kur është e domosdoshme, si për të shkuar në punë, në shkollë apo për vizita mjekësore, por duhet të rikthehen në banesat e tyre brenda ditës.

Britania e Madhe është ndarë në tre nivele, me zona me nivel të mesëm, të lartë dhe shumë të lartë të rrezikut të përhapjes së koronavirusit dhe Liverpuli është i vetmi qytet në nivelin e tretë të rrezikut. Për bizneset që do të detyrohen të mbyllen për shkak të masave, qeveria atje do të pagojë 2/3 e pagës së punonjësve, deri në një maksimum prej 2100 sterlinash, sipas “The Telegraph”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë