Nuk shënojmë sërish, Reja: Krijuam raste dhe na u mohua një 11-metërsh

Reja 1 1 1100x620

Pas barazimit të dytë radhazi pa gola në Ligën e Kombeve, këtë herë ndaj Lituanisë, trajneri Reja u shpreh se ekipi krijoi shumë raste, ndërsa thekson edhe faktin që arbitri mohoi një 11-metërsh.

“Fiton kush shënon, ne krijojmë dhe nuk dimë të shënojmë. Nuk kemi justifikime, por krijuam raste dhe nuk na dhanë edhe një penallti që për mua ishte e qartë. Humbëm raste të pastra, por gjithsesi nuk duhet të gjejmë shfajësime, kemi gabuar”, tha Reja pas ndeshjes.

Për trajnerin, gjëja pozitive nga ky takim është që lojtarët e rinj kanë fituar eksperiencë për ndeshjet e ardhshme dhe se sipas tij, kjo ndihmon në planin e Shqipërisë për të ardhmen.

Megjithatë, trajneri italian i Kombëtares sonë u shpreh se ekipi është ende brenda objektivit për vendin e parë në grup dhe kjo do të synohet me fitoren e dy ndeshjeve të fundit muajin e ardhshëm. “Dy ndeshjet që na presin janë një mundësi që ne të marrim 6 pikë dhe të vijojmë t’i qëndrojmë objektivit tonë për të qenë në krye të këtij grupi”, tha Reja.