“O tullac, çfarë ke?!”, Messi humb kontrollin në fund të ndeshjes ndaj Bolivisë

messi bolivia

Leo Messi pati një përplasje verbale në përfundim të ndeshjes Bolivi-Argjentinë, të përfunduar me fitoren 2-1 të miqve.

Kapiteni i bardhekaltërve pati diçka për t’i thënë lojtarëve të stolit të Bolivisë dhe anëtarëve të stafit teknik.

Nga kamerat kapet momenti kur Leo i drejtohet njërit prej tyre: “O tullac, çfarë ke? Ke gjithë ndeshjen që më bërtet nga stoli”.