Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Olli: Në Shqipëri kemi demokraci të uzurpuar, vendi ndodhet nën diktaturën e urisë

Nga A2 CNN
14 Tetor 2020, 08:44 | Politikë
Olli: Në Shqipëri kemi demokraci të uzurpuar, vendi ndodhet

Përfaqësuesi i Bindjes Demokratike, Leonard Olli, deklaroi se në studion e “Dita jonë” në A2 se Kodi Zgjedhor bie ndesh me Kushtetutën dhe i shkakton një dëm shumë të madh demokracisë publike.

Në Shqipëri, thotë Olli, kemi një demokraci të uzurpuar dhe jo të përfaqësuar.

“Kodi Zgjedhor bie ndesh dhe shkakton një dëm shumë të madh sa i takon demokracisë publike dhe kjo ka mbaruar edhe te partia më e madhe e spektrit të djathtë, e cila duhet të ishte pararojë. Unë besoj se shoqëria njerëzore ka mbijetuar dhe vjijon të mbijetojë si raporti i moralit dhe triumf i së mirës ndaj së keqes", tha Olli.

https://a2news.com/2020/10/13/skenderi-bindja-demokratike-gati-per-te-dale-e-vetme-ne-gare/

"Në aspektin "de jure", ligji ka bërë parashikim që kryetarët të përcaktojnë pjesën më të madhe të fituesve dhe paradoksi është që nuk fiton një njeri i kuotuar maksimalisht. Ne kemi një demokraci të uzurpuar që e përdorin sipas dëshirës së tyre, sepse në çdo moment që themi këto gjëra jemi të gjithë të humbur. Dhe sa më shpejt që shqiptarët ta kuptojnë këtë humbje të madhe, ne do vazhdojmë të përkeqësohemi”, deklaron Olli.

Sipas tij, Shqipëria është nën diktaturën e urisë si forma më e evoluar e diktaturës së proleteriatit, ndërsa listat e hapura do të ishin zgjidhje përfundimtare: “Situata në vend është dramatike. Ne jemi në anormalitet, unë prej vitesh them se Shqipëria është nën diktaturën e urisë si forma më e evoluar e diktaturës së proleteriatit. Listat e hapura, nga pikëpamja thelbësore, janë të mundshme. Kjo do të ishte një zgjidhje përfundimtare, do të synohet një zgjidhje juridike që për momentin nuk e kemi”.

Olli tha se duhet t'i jepet fund një sistemi politik të deformuar që nuk vendos një demokraci reale, ndërsa  përjashtoi një koalicion të mundshëm me PS-në në zgjedhje. Sipas tij, do të ishte i mundur një koalicion me PD-në nëse kjo e fundit do të mbante një qëndrim insistues.

"Ne besojmë se shteti dhe Shqipëria duhet të ndryshojë, jo të ndërrojë dorë qeverisjeje. Stop një sistemi politik të deformuar që nuk vendos një demokraci reale. Kemi 30 vjet që nuk prodhojmë dot një Kod Zgjedhor. Nuk ka shanse të bëjmë koalicion me PS-në, por besoj që do ishim shumë pranë me PD, nëse PD do kishte mbajtur një qëndrim insistues”, tha Olli.

Për sa i takon hapjes së listave, Olli deklaroi se Rama nuk i bëri ato në mënyrë të njëanshme duke lënë të kuptohet se edhe PD ka qenë dakort, ndërsa akuzoi edhe LSI-në si përgjegjëse për situatën ku ndodhemi.

“Unë nuk beosj që Rama e bëri në mënyrë të njëanshme hapjen e listave. Basha tha që ne do fitojmë me çdo lloj sistemi. Nuk kemi përjashtuar ne koalicionin me PD, në fazën e parë qëndrimi me PD ka qenë armiqësor, ne u akuzuam se po hynim në zgjedhje për patericë, LSI ka përgjësi po aq të madhe sa Rama për situatën ku ndodhemi sot”, u shpreh Olli.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani