Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Përgatituni për luftë”, kërkesa e presidentit kinez për ushtrinë

Nga A2 CNN
14 Tetor 2020, 17:12 | Bota

“Mendja dhe energjia juaj duhet të shfrytëzohet për parapërgatitje për luftë”. Ishte kjo kërkesa e presidentit të Kinës, Xi Jinping për ushtrinë e vendit, e shprehur gjatë një vizite në një bazë ushtarake në provincën Guangdong në jug të vendit. Kjo u raportua nga agjencia publike e lajmeve, Xinhua.

Gjatë një inspektimi në trupën detare të Ushtrisë Çlirimtare Popullore, Jinping iu drejtua ushtarëve duke u kërkuar “të mbajnë një gjendje gatishmërie të lartë”. “Duhet të jeni plotësisht besnikë, të pastër dhe të besueshëm”, deklaroi presidenti kinez.

Ai vizitoi Guangdong për të celebruar përvjetorin e 40-të të Zonës Ekonomike Speciale Shenzhen, që u vendos në vitin 1980 për të tërhequr kapitalet e huaja dhe që luajti një rol të rëndësishëm në ndihmë të ekonomisë kineze, duke e bërë atë ndër më të mëdhatë në botë.

Urdhri për parapërgatitje për luftë vjen ndërsa tensionet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë arritur pikën më të lartë në dekada. Mosmarrëveshjet kryesore janë lidhur me pandeminë koronavirus, Tajvanin, Hong Kongun dhe detin jugor të Kinës. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani