Presidenti i Sampdorias: Koronavirusi nuk vret, të respektojmë sëmundjen, por jo ta ekzagjerojmë

Koronavirusi ne Itali 1100x620

Kur Serie A është vënë seriozisht në diskutim për shkak të shumë futbollistëve të infektuar me koronavirus, presidenti karizmatik i Sampdorias, Massimo Ferrero, u shpreh se Covid-19 nuk vret dhe se jeta duhet t’i kthehet normalitetit.

“Nga koronavirusi nuk vdes. Të respektojmë sëmundjen, por jo ta ekzagjerojmë. Shkencëtarët dalin nëpër studio televizive dhe çdonjëri thotë diçka ndryshe. Mendoj se ka ardhur koha që edhe tamponët t’i lëmë mënjanë”, tha Ferrero.

Presidenti i Sampdorias shkon edhe më tej duke thënë se pasiguria po vret mendjet e njerëzve.

“Shumë shpejt do të mbyllim spitalet për trupin dhe do të hapim ata për kokën. Unë u detyrova të mbyll kinematë, ndërsa tani ka edhe probleme me futbollin dhe kjo po mbyll jetën e njerëzve. Ka ardhur koha që të hapim stadiumet në masën 30% të kapacitetit”, u shpreh Ferrero.

Presidenti i Sampdorias Massimo Ferrero