Rama: Ulëm borxhin publik rritëm investimet, reagon Teliti: Borxhi u rrit 29 për qind nga viti 2014-2020

teliti rama 1100x620

Partia Demokratike ka reaguar pas postimit të kryeminsitrit Rama në Facebook ku thoshte se PS-ja uli borxhin publik dhe rriti investimet. Me anë të një postimi në Facebook, Teliti i përgjigjet kryeministrit me shifra, sipas të cilit borxhi u rrit në 29 për qind nga viti 2014-2020.

“2006-2013 borxhi publik u rrit me vetëm 10% të PBB-së (përfshirë detyrimet e prapambetura), me të cilat u ndërtuan dhjetëra spitale, qindra shkolla, mijëra km akse rrugore, përfshirë këtu rrugën e kombit. 2006-2013 ulëm taksat dhe rritëm pagat e pensionet.

Ndërsa 2014-2020, borxhi u rrit me 29% të PBB-së (përfshirë detyrime të prapambetura dhe PPP) dhe i vetmi investim i plotë që keni kryer është bypass Fier prej 22 km. Familjet shqiptare sot kanë një borxh 50% më të lartë sesa 7 vite më pare”.

Teliti akzuon kryeminsitrin se përdori borxhin publik për koncesione klienteliste, tendera pa garë, lukse zyrash e udhëtime me charter.

“Jeni ju që rritët taksat me 2.1 miliardë euro në 7 vite dhe braktisët ekonominë edhe në kohë pandemie”.