Regjistrohen reshjet e para të borës në Korçë

Edhe pse jemi ende në vjeshtë, ka rënë dëbora e parë në nivellin mbi 1800 metra në qarkun e Korçës.

Reshjet kanë rënë në malin e Gramozit, në Ersekë, duke ulur kështu ndjeshëm tepmeraturat në juglindje me disa gradë Celsius.

Të gjitha majat mbi 1800 metër në juglindje të vendit përfshirë dhe majën e Bigllës në Dardhë, janë zbardhur nga dëbora.

Përveçse uljes së temperaturave kjo tregon se dimri është i parakohshëm këtë vit dhe si i tillë ka gjasa të jetë më i ftohtë se vitet e tjera, çka tregon se emergjencat civile apo autoriteti rrugor duhet të ketë gati planin e masave për përballimin e çdo problematike që mund të shkaktohet.