Shqetëson gjendja e Tyson një muaj para rikthimit në ring

tyson

Duhet pak më shumë se një muaj që Mike Tyson të kthehet në ring, por në një intervistë të fundit, boksieri është parë në gjendje aspak të mirë.

Tyson ishte në lidhje direkte për programin “Good Morning Britain” për të promovuar ndeshjen e 28 nëntorit ndaj Roy Jones dhe u pa të fliste me vështirësi, gjë që vuri në dyshim formën e tij fizike dhe gjendjen e tij shëndetësore.

Disa orë më vonë, vetë Tyson sqaroi se gjatë intervistës ai ishte i lodhur për shkak të ndryshimit të orës mes Londrës dhe Los Angeles: “Përshëndetje, miq. U përpoqa të rrija zgjuar për intervistën, por më zuri gjumi. Ashtu si luani, edhe unë e kam të vështirë të zgjohem kur jam në gjumë të thellë. Po stërvitem shumë dhe po bie të fle herët. Nuk kisha një ekran përpara dhe nuk mund të shikoja bashkëbiseduesit e mi. Gjithashtu, nuk më shkoi mendja që të shikoja në kamera”.