Teknologjia në zgjedhje, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ngre grupin e punës, gjetjet brenda 25 tetorit

kshz 1100x620

Komisioni shtetëror zgjedhor ka ngritur grupin e punës që do të merret me teknologjinë për zgjedhjet. Urdhri që mban firmën e komisionerit, Ilirjan Celibashi dhe nënkomisioneres Lealba Pelinku, ka gjetur menjëherë zbatim dhe në përbërje të grupit janë anëtarë të trupës zgjedhore.

Detyra kryesore e 7 anëtarëve, do të jetë hulumtimi dhe gjetja e sistemeve dhe pajisjeve teknologjike për zgjedhjet e 25 prillit, për identifikimin dhe votimin elektronik, të përllogarisë kostot e këtyre pajisjeve, të tregojë cilat vende aplikojnë këto lloj sistemesh, si dhe të përgatisë aktet juridike përkatëse. Raporti final pritet t’i dorëzohet komisionerit, brenda datës 25 tetor.