Teqeja më e vjetër në Ballkan, restaurohet një nga ndërtesat më të vjetra të besimit

Këtu mblidheshin burrat e lëvizjeve që mbronin vendin në kohë lufte, ndonëse është ndërtuar si një teqe, një vend i shenjtë ku mblidheshin besimtarë bektashinj nga e gjithë bota.

Pikërisht kjo ndërtesë e vogël në fshatin Çaje të Kukësit është edhe Teqeja më e vjetër e Ballkanit.

Ajo është rindërtuar dhe tanimë mund të vizitohet jo vetëm nga ata që besojnë në pelegrinazhet e shenjta, por edhe si një vend që ka shënjuar diçka në histori.

Kjo teqe përurohet në kuadrin e 120 vjetorit të Vitit të Naim Frashërit, një poeti të dashur për bektashinjtë dhe të Nënë Terezës, që po ashtu është simboli i sakrificës në emër të jetës