Vokshi nga inceneratori i Fierit: Janë dhënë miliona euro, nuk funksionon

SINK VOKSHI INCENERATORET frame 1704 1100x620

Nga Mbrostari i Fierit, ku duhej të funksiononte inceneratori i mbetjeve, Partia Demokratike akuzoi Qeverinë se po vjedh qytetarët duke dërguar paratë e tyre në parajsa fiskale.

Sipas Albana Vokshit, që ndodhej përballë inceneratorit, “vetëm pak ditë më parë qeveria i ka kaluar rreth 2 milionë euro për llogari të dy inceneratorëve, atë të Fierit dhe Tiranës, duke çuar fondet për këto inceneratorë në 75 milionë euro. Në Mbrostar duhet të përpunohen mbetjet e qarkut Fier, mbi 60 mijë ton çdo vit, por mbetjet vijojnë të grumbullohen dhe nuk digjen sepse inceneratori nuk është gati”.

Duke e konsideruar këtë fakt si diçka kriminale, Vokshi deklaroi se “pas 25 prillit PD do të bëjë gjithçka që t’i japë fund pandëshkueshmërisë, dhe duke çuar para drejtësisë çdo abuzues të parave të shqiptarëve, duke filluar nga kryeministri Rama”.