Basha: Rama ka frikë nga fjala ime, nuk e pranon ftesën time për debat

basha 15 tetor 3 1100x620

“Mos prisni që Rama të pranojë ftesën time për debat, ka frikë nga fjala ime”. Këtë përgjigje dha kreu demokrat, Lulzim Basha, kur u pyet për një debat të mundshëm me kryeministrin Rama.

“Faktet janë ashiqare, Edi Rama duhet ta bëjë këtë debat me prokurorët dhe të thotë çfarë e ka shtyrë që javën e kaluar në mënyrë të përsëritur t’i paguajnë 2 mln euro mafies së inceneratorëve, ndërsa thirrjet për ndihmë të shqiptarëve sa vijnë e shtohen. Mos prisni që Rama të pranojë ftesën time për debat, ka frikë nga fjala ime.”

Basha theksoi se gjëja e parë që do të bëjë kur të vijë në pushtet është anulimi i kontratave të inceneratorëve.

“Anulimi i kontratave është minimumi, është gjëja e parë dhe e sigurt, mekanizëm antimafia, ndiq paranë kudo që e kanë çuar. Do ta ndjekim me agjencitë tona që do merren “full time” dhe partnerët strategjikë.”