Basha-Ramës: Pas çdo vuajtje të shqiptarëve qëndron një vjedhje e jotja

basha 4 1100x620

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shkroi në Twitter se “pas çdo dhimbjeje dhe vuajtjeje të shqiptarëve, qëndron një vjedhje” e kryeministrit Edi Rama.

“Dhimbjet e shqiptarëve që ke zhytur në skamje e nuk kanë mundësi as për ilaçe, shëndetësia në kolaps, ekonomia në krizë, zbrazja e vendit nga rinia për ty është dasëm o hajduti i mafias së plehrave. Pas çdo dhimbje dhe vuajtje të shqiptarëve qëndron një vjedhje e jotja”, shkroi Basha në rrjetin social.