DASH këshillon amerikanët: Kujdes me udhëtimet në Kosovë

DASH KOSOVA MB frame 429 1100x620

Departamenti i Shtetit këshilloi amerikanët të rishikojnë udhëtimet në Kosovë për shkak të koronavirusit dhe të tregojnë kujdes nga rreziku i terrorizmit në disa zona ku ai është rritur.

 Në një njoftim, Departamenti i Shtetit thotë se Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA vazhdon të përfshijë Kosovën në nivelin e 3 të rrezikut nga COVID-19.

Qytetarët amerikanë këshillohen, gjithashtu, të rishikojnë udhëtimet për në Mitrovicën e Veriut, Leposavic, Zubin Potok dhe Zveçan për shkak të mundësisë për trazira civile si pasojë e tensioneve etnike.

Grupet terroriste, thuhet në njoftim, vazhdojnë të planifikojnë sulme të mundshme në rajonin e Ballkanit, përfshirë Kosovën.