Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

DEA sekuestron sasinë më të madhe të metamfetaminës brenda territorit amerikan

Nga A2 CNN
15 Tetor 2020, 10:58 | Bota

Agjencia Amerikane e Antidrogës, DEA, sekuestroi gati 1000 kg metamfetaminë në fillim të tetorit, duke raportuar se kjo ishte sasia më e madhe e sekuestruar ndonjëherë brenda territorit amerikan.

Droga u sekuestrua në një magazinë në lindje të Los Anxhelosit, në Perris, Kaliforni, në 2 tetor. Përveç metamfetaminës, DEA gjeti aty edhe 360 kg kokainë. Droga ishte paketuar në 25 çanta, dhe ishte ndarë në doza gati për shpërndarje, thanë autoritetet amerikane.

Bill Bodner, agjenti special i DEA-s i cili kryesoi operacionin në Los Anxhelos, tha se personat përgjegjës për këtë sasi kaq të madhe droge, duhet të kishin lidhje të drejtpërdrejta me kartelet meksikane. “Vetëm njerëzve të besuar mund t’u lihet në dorë drogë me vlerë 18 milionë dollarë”, tha ai.

Drejtori i DEA-s, Timothy Shea, tha se arrestimi i bosit meksikan të drogës, Joaquin “El Chapo” Guzman pengoi punën e kartelit të Sinaloas, duke i dhënë një mundësi kundërshtarëve të tyre në kartelin Jalisco Nueva Generacion, që të përfitojnë për të zgjeruar territorin.

Por kjo luftë, sipas agjencive ligjzbatuese amerikane, vetëm sa ka rritur dhunën nga të dyja anët e kufirit. Javën e kaluar 1360 kg metemfetaminë, heroinë dhe fetanol në formë pudre, u sekuestruan në anën meksikane të kufirit. Të dyja këto sasi, tha Shea, mjaftojnë për të përgatitur nga një doze metemfetamine për çdo burrë, grua dhe fëmijë në SHBA dhe Meksikë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani